Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online. Nga 780 shkolla, 27 prej tyre tashme po vijojnë mësimin në platformën online.
Kështu ka bërë të ditur për KP, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci, i cili ka nënvizuar edhe se vendimet për të kaluar në mësim online e marrin task-forcat e shkollave varësisht nga gjendja që paraqitet. /Blic/