Pas operacionit të koduar ‘Xhamat e errësuar’, dhe arrestimit të 7 shtetasve, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre apo për ndikim të paligjshëm tek funksionarët publik, policia ka organizuar një operacion në terren.
Ajo është vendosur në disa pika kryesore të qytetit, po zhvillon aksionin kundër xhamave të zinj tek automjete dhe ka gjobitur këta të fundit.
Rrugëve të kryeqytetit janë shtuar automjetet me xhamat e zinj.