-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kafshohet sërish Parku i Liqenit, Sofra e Ariut kthehet në zonë ndërtimi

Kryesoret

Babëzia nuk njeh kufij. Bashkia e Tiranës ka dhënë një tjetër leje skandaloze ndërtimi. Parku i Liqenit artificial vazhdon të kafshohet nga të gjitha pikat e horizontit. Pavarësisht se ndodhet në një zonë të mbrojtur, Sofra e Ariut me  gjithë hapësirën përreth do të kthehet në një zonë rezidenciale banimi.

Sic shikoni dhe në fotot e mëposhtme  buldozeri ka filluar të gërrmojnë ndërkohë një pjesë e territorit është rrethuar për të nisur fazën e parë të punimeve.

Gjithcka filloi muaj më parë kur ndyshoi pronësia e kësaj zone. Pronari i ri duhet të ketë patur garancinë se po blinte një biletë fituese bingoje. Pra duhet ta ketë patur lejen e ndërtimit në xhep. Burime nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se ndërtimet do të shtrihet dhe më poshtë, në hapësirën që bashkon disko “Kalvin” dhe lokalin “Dreri”. Pra plani është I qartë. Ndërtimet nuk do përfshijnë vetëm periferinë e parkut por do shkojnë deri në zemër të tij.

Masakra e ndërtmeve nisi një dekadë më parë kur bashkia e Lulëzim Bashës dha lejen e ndërtimit për shumëkatëshin përballë Fakultetit Ekonomik si dhe kompleksin poshtë digës. Ndërkohë Veliaj e vazhdoi me një tjetër kullë, atë ku dikur ishte Lion Park.

Nesër prisni që Veliaj të dalë para kamerave i shoqëruar me ca fidanë pemësh dhe “aktivistë” që I ka në bordero të bashkisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit