Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej janë kryer 2948 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 531 qytetarë
5 kanë humbur jetën nga SARS-COV2. Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 87 vjeç.
Tirana si vendi me popullsinë më të madhe rezulton dhe vendi më me shumë raste pozitive.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 531
Të shëruar në 24 orë 1333
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2948
Testime totale 1,707,815
Raste pozitive 267,551
Raste të shëruara 254,315
Raste Aktive 9,829
Humbje jete 3,407
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3372
Fier 1343
Shkodër 875
Vlorë 805
Gjirokastër 779
Elbasan 729
Berat 677
Lezhë 380
Korçë 306
Durrës 280
Kukës 216
Dibër 67









