-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, rrit çmimet në Kosovë

Kryesoret

Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të shumë produkteve edhe në tregun e Kosovës. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë të cilët thonë se rritja e çmimit të energjisë dhe derivateve të naftës reflekton në rritje të çmimeve edhe të mallrave të tjera. Trendi i rritjes së çmimeve, e në veçanti i naftës, ka nisur edhe më herët dhe sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, vetëm javën që shkoi çmimi për litër është rritur 4 centë.

Kriza në Ukrainë, do të ketë ndikim  në shumë segmente të tregut. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha për Radio Kosovën se nëse rritet çmimi i naftës, atëherë pritet të ketë rritje të çmimeve edhe të disa produkteve të tjera bujqësore.

 “Brenga më e madhe është se çfarë do të ndodhë me fatin e tregjeve financiare në botë, sepse kjo është një tronditje dhe vetëm të enjten  patëm një rënie të kapitalit në këto bursa deri në 30 për qind. Është shqetësimi më i madhi që duhet të na brengosë. Ka banka kosovare komerciale që kanë kapitalin e investuar në fondet e ndryshme. Një pjesë e parave të Trustit Pensional është në këto fonde aktive dhe e tëra kjo është një brengë e madhe që duhet të mendohet se ku duhet të investohet dhe të kalkulojmë riskun, e në këtë drejtim të mos dëmtohet qytetari i Kosovës”, tha ai.

Muajve të fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur me çmime më të shtrenjta edhe të produkteve bazë, si: buka, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët, perimet e të tjera. Për një kategori të qytetarëve është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike dhe derivateve të naftës. Të premten ato shënuan rritje 4 centë për litër, thotë për Radio Kosovën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

 “Çmimin e përcakton organizata prodhuese OPEK. Shtytjen për rritje të çmimit e ka bërë situata në Ukrainë dhe nga kjo kemi rritje ekstreme të derivateve të naftës. Sot është rritur çmimi për 4 centë dhe pritet nga lëvizja e berëzës të ndryshojë. Aktualisht e kemi 60 dollarë, d.m.th kemi rritje ekstreme të derivateve: Dizel është 1 euro e 40 centë përderisa çmimi për benzinë është 1 euro e 42 centë”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka rezerva të naftës edhe për të paktën dy muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postim në Facebook, ka shkruar për së paku gjashtë pasoja direkte që Kosova pëson nga kriza në Ukrainë, e që janë:  Rritja e çmimit të naftës,  çmimit të gazit, te energjisë elektrike, të drithërave, rritja e çmimit të aluminit dhe çelikut, dhe rrjedhimisht rritja e kostove në sektorin e ndërtimit dhe kostove të transportit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit