BBC, ka shkruar për përjetimin e njerëzve, nën pushtimin e bombardimeve. Ata kanë rrëfyer tmerrin e vërtetë, teksa minute pas minute jetojnë nën bombardimet ajrore ruse.
Glib Mazepas, i cili jeton në qendër të qytetit në qytetin e dytë të Ukrainës, thotë se ka pasur “bombardime të rënda” gjatë natës nga një aeroplan që qarkulloi tre herë përpara se të godiste rreth 1 km nga shtëpia e tij.
Ai përshkroi gjithashtu momentin kur dëgjoi sulmin me raketa të djeshme në “Sheshin e Lirisë”, në Kharkiv.
“Në fillim erdhi si firshkëllim… pastaj bum. Mbaj mend që shtëpia jonë po dridhej vazhdimisht. Ishte një ndjenjë e frikshme”.
Ai thotë se çdo zhurmë që dëgjon tani ai supozon se mund të jetë një sulm rus.
“Dje gruaja ime po ngrohte diçka me mikrovalë. Dhe unë u tremba sepse mendova se ishte një lloj sulmi,” thotë ai.
“Ju mësoheni shumë shpejt me luftën, më besoni. Është çështje një ose dy ditësh. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kështu.”
Mazepas thotë se është mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare, por dëshiron që NATO të shkojë më tej duke vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
“Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat ruse dhe për aeroplanët rusë. Sepse ata thjesht do të bombardojnë të gjithë qytetin deri në hi.”/5pyetjet.al









