-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksod masiv, mbi 1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Kryesoret

OKB, bëri me dije shifrat zyrtare sa i përket largimit të popullit ukrainas. Mbi 1 milionë njerëz janë larguar nga vendi.

Eksodi ka ndodhur në vetëm shtatë ditë, teksa 3 marsi shënjon edhe mbylljen e javës së parë të ndërhyrjes ushtarake me qëllim pushtimin e Ukrainës.

Në një krahasim shifrash, kriza e madhe e refugjatëve e vitit 2015, vuri në lëvizje 1.3 milionë njerëz. Kjo shifër, prej luftës së Ukrainës, është thuajse arritur në vetëm një javë.

Vendi kryesor për t’u vendosur, ka qenë Polonia. Shteti polak ka mirëpritur mbi 400 mijë refugjatë. Rreth 100 mijë prej tyre, janë zhvendosur për në Hungari.

Rreth 50 mijë, kanë zgjedhur Sllovakinë. Po aq, edhe Moldavinë. Rumaninë e kanë zgjedhur rreth 5 mijë persona.

Ndërsa, fakti i habitshëm, është se po rreth 5 mijë, kanë zgjedhur të lënë Ukrainën për të shkuar drejt Rusisë. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit