-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan pret Mitsotakis në Stamboll

Kryesoret

Kryeministri grek Kirijakos Micotakis, sot gjatë vizitës njëditore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll do të takohet me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Në rezidencën presidenciale në Stamboll, Erdogan do të shtrojë drekë për nder të Micotakis.

Kryeministri grek gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të BE-së të premten, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha për takimin se është imperativ, duke pasur parasysh, siç theksoi, sfidën gjeopolitike me të cilën përballet e gjithë bota dhe shprehu shpresën se bisedimet do të zhvillohen në një klimë pozitive.

Micotakis shtoi se është fakt pozitiv që gjatë vizitës së tij të paracaktuar në Patriarkanë ka pasur ftesë nga Erdogan, i cili tha se arsyeja mund të jetë deklarata e tij e fundit në Kuvend se një takim i mundshëm me presidentin Erdogan do të ishte pozitiv.

“Greqia dhe Turqia janë dy vende anëtare të NATO-s. Ne jemi në thelb shtyllat e krahut juglindor të NATO-s. Dhe kur ka sfida kaq të mëdha gjeopolitike, ka kuptim të flasim dhe të shohim se si nuk mund të shtojmë vatra të tjera trazirash dhe pasigurie gjeopolitike në rajonin tashmë të tensionuar evropian”, tha Micotakis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit