Presidenti rus, Vladimir Putin, ka diskutuar për konfliktin në Ukrainë me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.
Lajmi është bërë i ditur nga Kremlini zyrtar në një deklaratë, duke shtuar se telefonata ka qenë me kërkesë të Izraelit.
Në deklaratë thuhet se Bennett e informoi Putin-in për bisedat e tij me liderët e disa vende botërore.
Të dy ranë dakord të vazhdojnë dialogun mes tyre.
Bennett ka biseduar shpesh me Putin-in, në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.