-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalët e fundit të zyrtarëve të arrestuar para se SPAK t’u vinte prangat

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm shtatë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit, por edhe kompanive private të inceneratorëve u arrestuan, pesë janë shpallur në kërkim dhe tetë po hetohen në gjendje të lirë. Prokurori i SPAK Dritan Premci i lëshoi urdhër arrestet për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

E ndërsa te inceneratori i Elbasanit, SPAK u fokusua te shpërdorimi  i miliona eurove, në rastin e dytë në Fier dhe në Tiranë është ndalur te procedurat. Deri tani janë zbuluar emrat e dy të arrestuarve dhe një tjetër personi të shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë ish-administratori i inceneratorit të Fierit dhe aktualisht drejtor i Albpetrolit, Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit.

Por cfarë deklaronte ai deri pak javë më parë në komisionin hetimor për inceneratorët, që drejtoi Jorida Tabaku?

DISKUTIMI NË MBLEDHJE

Arben Pëllumbi: Ne nuk ju detyrojmë juve që të rrini em zor këtu. Ne nuk ju detyrojmë juve që të flisni mbi një pyetje që ju kemi bërë. Përderisa keni ardhur s’ka arsye se pse mos ta dëgjoni pyetjen e këtij komisioni. Ne ju vëmë në dijeni se çdo deklarim që bëni mund të rëndojë ndaj jush.

Jorida Tabaku: Cili ishte roli juaj në komisionin e koncensionit?

Florian Mucaj: Nuk kthej asnjë përgjigje në Komision. Kam folur në SPAK.

Tabaku: Si e gjykoni faktin kredia ka marrë dy kredi për këtë koncesion?

Heshtje…

Tabaku: Cili është roli i Bashkisë Fieri dhe i Aramando Subashit për truallin e inceneratorin?

Heshtje…

Tabaku: U tha se nuk ka pasur studim fizibiliteti…

Heshtje…

Tabaku: Më keq se mua, s’e besoj se mund të ketë njeri. Ndaj këtij dëshmitari nuk është ngritur një akuzë.

Mucaj: Jam thirrur si anëtar i komisionit të koncesionit të Fierit.

Tabaku: Në dosjen që ka sjellë këtu Armando Subashi dhe kam këtu të gjitha shkresat e Armando Subashit deklarohet që nuk ka një gjendje mjedisore emergjence në Bashkinë e Fierit dhe i gjithë procesi ka nisur me një ofertë të pakërkuar të kompanisë për gjendjen e mergjencës mjedisore. Përse keni pranuar një ofertë të pakërkuar dhe keni nisur një proces koncesioni ku nuk ka pasur një gjendje të emergjencës mjedisore? Këtu kam shkresat e z. Armando Subashi”, tha Tabaku.

Besjan Ajazi: Mos na bëni të ndjehemi keq në momentin kur ju po i drejtoni pyetjen. Ai është i vendosur sepse ka marrë udhëzime nga SPAK të mos përgjigjet. Është e panevojshme që ne t’i bëjmë pyetje këtij dëshmitari. Unë dhe kolegët e mi ndjehemi keq, kur ju i bëni pyetje, ai nuk përgjigjet. Për njerëzit që janë thirrur atje unë mendoj të mos vazhdojmë me marrjen në pyetje.

Gjithashtu është arrestuar dhe Loran Dusha, administrator i Incineratorit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”. Personat e tjerë të arrestuar janë anëtarë të komisionit të prokurimit. Por cfarë tha ai në komision?

Debati në komision

Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie. Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer.

Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t’ju them. Më duhet ta shikoj.

Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e  20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer.

Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme.

Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, pro mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja.

Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi.

Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit.

Tabaku: Nuk ka patur impiant në 2019.

Dusha: Ne kemi nënkontraktorë që janë jashtë Shqipërisë, janë udhëtime pune të stafit për nevojat e kompanisë, duke shkuar te nënkontraktor.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, nënkontraktori i vetëm është Zoto, kush janë në Itali?

Dusha: Nuk i mbaj mend të gjithë, janë nënkontraktorë që janë porositu agregatë.

Tabaku: Nuk ka patur incenerator në 2019, kanë udhëtuar jashtë për punë kur nuk kanë patur punë. Ne duam të dimë ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit

Dusha: Ndërtimi i impiantit të inceneratorit ka përfunduar. Unë duhet ta konfirmoj se nuk e di.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit