-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekskluzive/ Lista me institucionet dhe shumat që ushqyen inceneratorin e Tiranës

Kryesoret

Inceneratori i Tiranës është një minierë ari që ushqehet me lekë nga të gjitha krahët. Çdo ditë dalin të dhëna tronditëse për skemën e ndërtuar për tre inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan, që deri tani ka çuar pas hekurave një ish-ministër, një ish-deputet dhe tre drejtorë, ndërsa frika ka kapur edhe shumë të tjerë që kanë firmosur.

“5pyetjet.al” dje publikoi një dokument ekskluziv që rrëzon alibinë e qeverisë që “ngre supet” duke justifikuar mungesën e bllokimit të pagesave që vijojnë për pronarët e kompanive që janë në kërkim për korrupsion dhe skema fiktive të pastrimit të parave, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Sot, “5pyetjet.al” publikon një tjetër dokument ekskluziv që tregon shumat që kanë paguar institucionet e shtetit për impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë deri në dhjetor të 2021, që ende nuk është incenerator, por që sipas komisionit hetimor parlamentar rezultoi se pagesat i përfitonte si i tillë.

Listëpagesa e institucioneve për inceneratorin e Tiranës deri në fund të vitit të kaluar

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministria e Kulturës, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Gjykata e Lartë, Policia e Shtetit, drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe shumë institucione të tjera janë në këtë listë së bashku me pagesat që kanë derdhur në impiantin e trajtimit të mbeteve në Tiranë.

Në total janë mbi 22 milionë lekë të reja që ka përfituar kompania e njeriut që sot është në kërkim dhe që shteti vazhdon ta paguajë. “5pyetjet.al” nuk do ta ndalet me kaq, por do të vazhdojë që të hedhë dritë cdo ditë mbi këtë aferë. Deri tani prokuroria e posaçme ka ngritur akuza dhe ka kryer arrestime vetëm për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ish-kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët, dje i bëri sërish thirrje Arben Krajës që të vendosej në lëvizje për të bërë drejtësi edhe për Tiranën. Gjithashtu LSI i drejtoi dy ditë më parë SPAK-ut një kërkesë për informacion se ku ishin hetimet për rastin e Tiranës. Sytë janë te SPAK-u për drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit