-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana “vishet” me ngjyrat e Ukrainës, Yuri Kim: Askush s’i kupton më mirë se ju

Kryesoret

Mesditën e sotme Tirana u “vesh” me ngjyrat e Ukrainës në shenjë solidarizimi pas pushimit të Rusisë prej më shumë se një muaji. Pjesë e manifestimit ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, që theksoi se askush më mirë se shqiptarët nuk e kupton atë që po ndodh në Ukrainë.

“Që prej muajit shkurt kemi parë nisjen e pushimit të paprovokuar të Vladimir Putinit mbi Ukrainën. Por sikur tha Biden, nuk i kishte bërë mirë llogaritë.

Ai mendoni se bota do i hapte rrugë, por u ndesh me një “mur” të fortë që nuk e kishte parashikuar kurrë, popullin e Ukrainës. Është nder për mua të qëndroj këtu me ambasadorin e Ukrainës dhe të shpreh mbështetjen për popullin e Ukrainës, që ne qëndrojmë të bashkuar.

Cdo shqiptar që është këtu sot, dhe që nuk është i pranishëm fizikisht këtu, bie dakord me këtë. Nuk e kam këtë sepse ju jeni aleatë me SHBA-në dhe në NATO. Nuk është se ju jeni pjesë e Europës dhe prisni të bëheni pjesë e BE-së.

Nuk ka popull më të fortë se shqiptarët, që e kuptojnë kur dikush tenton të mohojë ekzistencën dhe nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit dhe të arratisurit.

Askush nuk e njeh më mirë agoninë dhe pamundësinë për t’u dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë se ju vlerën dhe ngushëllimin për mikun që ka nevojë. Shprehim solidaritetin me ukrainasit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit