Xhemal Uka është dënuar me 4 vite burg nga gjykata franceze, pasi akuzohet për vjedhjen shtëpish në 20 qytete të Francës.
Ai kishte shkuar në Francë në nëntor të 2020 dhe kishte aplikuar për azil me pretekstin se në Shqipëri jeta e tij ishte në rrezik, dhe po në atë vit filloi dhe saga e tij e grabitjes.
Sipas prokurorisë shqiptari vidhte bizhuteri, ora, pajisje stereo dhe elektroshtëpiake duke shkaktuar një dëm prej gati 94 mijë euro. Më pas ai ka tentuar t’i shiste sendet me vlerë në një nga dyqanet e Parisit, por nuk ka mundur ta realizojë një gjë të tillë pasi ai nuk ishte kartë identiteti.
Shqiptari ka kundërshtuar akuzat duke thënë se nuk ka prova që ai ka vjedhur bizhuteri ndërsa është justifikuar se ka marrë borxh rreth 13 mijë euro për t’ia dërguar nënës së tij në Shqipëri për një operacion që ajo do të duhej të kryente.
Por në fakt Uka ka qenë i dënuar edhe më parë në vendin tonë për plagosjen e një efektivi të antidrogës në Durrës. Gjatë 2015 ai u përfshi në një sherr me pronarin e një agjencie udhëtimesh dhe më pas për shuarjen e sherrit ndërhyri efektivi Sami Gjyzeli, i cili mbeti i plagosur me thikë nga Uka.