-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisariati i Kamzës u përfshi nga zjarri, gjykata lë në burg dy efektivët

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy punonjësit e policisë për rënien e zjarrit në Komisariatin e Kamzës.

Dy të arrestuarit janë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi, mësohet se gjykata i ka lënë në burg për shpërdorim të detyrës.

Flakët që përfshin komisariatin e Kamzës në 26 mars të këtij viti, i shkaktuan vdekjen 26-vjeçarit, të burgosurit, Arben Micit, po ashtu dhe dy të dënuarit u dëmtuan nga flakët atë ditë. Ngjarjen mësohet ta ketë shkaktuar vet Mici dhe Dilaver Idrizi, një tjetër i burgosur.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.03.2022, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Tiranë është krijuar një vatër zjarri në dhomat e sigurisë të të arrestuarve. Gjatë kësaj kohe, në dhomat e sigurisë kanë qenë të shoqëruar shtetasit me iniciale D.I dhe A.M të cilët kanë marrë dëmtime shëndetësore nga asfiksimi i tymit të krijuar. Shtetasi me iniciale A.M  pas marrjes së ndihmës mjekësore si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë në spital. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim me iniciale H.B dhe F.I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 744 Akti, datë 29.03.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.B.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim H.B, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F.I.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim F.I, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja  në  apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale  F.I. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj. Elbana Lluri, me vendimin nr. 364, datë 21.04.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr.744 akti, datë 29.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Tiranë, 21.04.2022 Gjykata e Apelit Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit