E rëndë në Kavajë, 28-vjeçari vret veten në ambientet e Komisariatit

Një 28-vjeçar është vetëvrarë këtë të mërkurë brenda ambienteve të Komisariatit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:08. Mësohet se i riu ishte ndaluar sot në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës pasi dyshohej për një vjedhje. Viktima ishte emër i njohur për policinë dhe i shoqëruar disa herë nga blutë. /5pyetjet.al