Vdesin dy turistë në Shkodër

Dy turistë polakë kanë humbur jetën ditën e sotme në aksin Shkodër-Tiranë. Ata ishin duke udhëtuar me një motor që u përplas me një makinë. Si pasojë e aksidentit, dy turistët që po udhëtonin me motor humbën jetën në vend. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /5pyetjet.al