-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji kundër Alibeajt: Grupi i PD nuk ka vendim mbi Presidentin e ri

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji deklaron se Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim të dakordësuar për kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet procesi i negociatave. Sipas deputetit, kriteri që Presidenti duhet të jetë politik është rrëzuar në mbledhjen e kaluar. Sipas Salianjit, gjithë opozita ka një pikë përbashkuese.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim të dakortësuar për kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet proçesi i negociatave! Deputetë të pranishëm në takimin e kaluar më konfirmojnë që në atë takim shumica e të pranishmëve e ka rrëzuar kriterin që Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë politik!

Gjithë opozita ka një pikë përbashkuese: PSSh nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, për këtë arsye i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit