-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka i kujtoi çamët, ministri grek kërcënon: Nuk ekzistojnë! Mos e hapni, do keni pasoja

Kryesoret

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh në konferencën e përbashkët me Ministrinë e Jashtëm të Greqisë në Tiranë, Nikos Dendias, se në takim është përmendur edhe çështja e pronave të çamëve në Greqi.

Për këtë deklaratë, Dendias u shpreh se mes dy vendeve nuk duhet të hapen çështje të tjera, pasi kjo mund të ndikonte më pas edhe në integrimin e Shqipërisë në BE.

“Kam gëzim që jam këtu sot se së bashku me Ramën të njoftoj vendimin e çështjes së detit në Hagë. Përmbushja e kësaj procedura ka rëndësi të veçantë. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për dy vendet tona dërgon një mesazh te të gjitha vendet tjera se kjo është zgjidhja e duhur. Ne do të depozitojmë sa më parë dokumentet në Hagë.

Madje edhe abrogimi i ligjit të luftës është diçka që ne duhet të shkëputemi. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.

Mos hapni çështje që nuk ekzistojnë. Kjo gjë do të na çojë në pasojë të niveleve të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që mund të ndikojnë në rrugën tuaj në Europë. Pra, ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi përbëjnë një urë lidhëse mes dy vendeve. Të diskutojmë dhe diskutuam për këto dy grupe. Kuptoj edhe çështjen e pensioneve”, tha Dendias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit