-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pylli orbital apo i betonit?!

Kryesoret

Kryebashkiaku i Tiranës në dhjetor të vitit 2016 premtoi se në 15 vitet e ardhshme do të mbillen 2 milionë pemë në Tiranë. Pas gati 5 vitesh, në zonat e përcaktuara nga bashkia e Tiranës të mbështetura mbi të dhënat e INSTAT rezulton se, ka një rritje të numrit të ndërtimeve, por jo të numrit të pemëve apo të hapësirave të gjelbërta. Edhe banorët dëshmojnë se gjatë këtyre viteve sipërfaqet e lira në zonat e tyre të banimit, janë dhënë për ndërtim.

Rikthimi dhe shtimi i hapësirave të gjelbëra të kryeqytetit ka qenë një ndër ambiciet dhe premtimet më të rëndësishme që kryebashkiakut Veliaj ka bërë për qytetarët e tij, i tillë është edhe krijimi i një “Pylli Orbital” rreth Tiranës.

“Fillojmë sot në Farkë operacionin më të madh të gjelbërimit të qytetit, ajo që më vonë do të quhet si ‘Pylli Orbital’. Kemi ambicien që në 15 vitet e ardhshme të mbjellim 2 milionë pemë.- deklaroi Veliaj  në datën 20 dhjetor 2016 një vit pas zgjedhjes së tij në krye të bashkisë së Tiranës .

Kjo është harta sipas të cilës do të shkohet drejt pyllëzimit të kryeqytetit përmes këtij projekti.

Faktoje bëri një vëzhgim në terren në tri nga zonat të cilat janë përfshirë në hartë si zona që do të pyllëzohen, “Liqeni i Thatë”, “Kopshti Botanik” dhe “Parku i Varrezave të Dëshmorëve”.

Parku i Liqenit të Thatë, pamje google earth maj 2022

Ajo që binte në sy ishte se jo vetëm sipërfaqet e gjelbëruara ishin të pandryshuara, por në rastin e “Liqenit të Thatë” betonizimi ishte i dukshëm. Banorët vetë na informuan se në më pak se dy vite edhe ajo pjesë e cila dikur njihej si “rezervuari“ ishte përfshirë nga ndërtimet e pallateve.

*Liqeni i Thatë, maj 2022

*Tabelë projekti pallatesh, maj 2022

Varrezat e Dëshmoreve, google earth, maj 2022

Në pjesën e Kopshtit Botanik nuk kishte asnjë ndryshim pavarësisht se ky kopsht është përfshirë në projekt. Më herët, bashkia e Tiranës ka humbur një gjyq ndaj Fakultetit të Shkencave të Natyrës për menaxhimin e këtij parku, të cilin bashkia kërkon ta kthejë në një park rekreativ.

* Kopshti Botanik Tiranë, maj 2022

* Kopshti Botanik Tiranë, maj 2022

* Kopshti Botanik Tiranë, maj 2022 sipas Google Earth

Çfarë ka ndodhur me këtë premtim 5 vite më vonë?

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion pranë  Bashkisë Tiranë për të mësuar ecurinë e këtij projekti, për të cilën ende nuk kemi përgjigje.

*Kërkesa dërguar bashkisë Tiranë

Përplasje mes premtimeve

“Përsa kohë ka apartamente të cilët rrinë bosh, ne nuk do të japim asnjë leje ndërtimi. Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që ndërtoi pallate”.

Ky është premtimi me të cilin erdhi në krye të bashkisë së Tiranës në vitin 2015 kryebashkiaku aktual Erion Veliaj. Një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por lejet dhe ndërtimet e pallateve dhe kullave brenda territorit të bashkisë janë rritur në mënyrë progresive në vazhdim. Duhet theksuar se ky premtim është zbatuar vetëm në vitin 2015, ku Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi pasi kjo gjë ishte e ndaluar nga një vendim i Këshillit të Ministrave, por pas këtij viti të dhënat zyrtare dhe gjendje në terren tregojnë të kundërtën.

Të dhënat më të fundit të  INSTAT tregojnë se në tremujorin e katërt 2021 në Tiranë  janë miratuar gjithsej 356 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 306 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rritje prej 16,3%. Të dhënat më të hershme për lejet e ndërtimit në të gjithë vendin nga INSTAT datojnë në 2017 nga të cilat ne veçuam lejet e dhëna për Tiranën si më poshtë:

Ajo që duhet theksuar është se sipërfaqja e dhënë në Tiranë për vitin 2021 është sa 71% e totalit të dhënë për gjithë Shqipërinë. Kjo sipërfaqe ka ardhur gjithmonë në rritje nga viti 2017, deri në vitin që lamë pas.

*Të dhënat nga INSTAT

/Faktoje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit