Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend foli edhe njëherë për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se zgjedhja e tij u bë sipas Kushtetutës.
Më tej Balla ju kundërpërgjigj Tritan Shehut, mbi çështjen e Lavrov, duke i thënë se nuk ka informacion për asgjë.
“Dy fjalë për presidentin dhe zgjedhjen, mendoj se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë gjënë e duhur sipas germës së Kushtetues., duke vendosur disa standarde.
Keq ardhje për bojkotin e opozitës. Frika nga vota është diçka që PD, duhet ti largohet. Kaq shumë bojkote e kanë dëmtuar PD. Të mos vish në Kuvend, dhe votosh kundër, duhet kërkuar falje. Tritan Shqipëria ju bashkua të gjithë vendeve të tjera. Mos tund kokën kot, se bën sikur di por s di gjë hiç. Je bërë shumë qesharak”, tha Balla.









