-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi në “5pyetjet”: Meta dhe Berisha nuk pësuar ngërç, presidenti antikushtetues

Kryesoret

Komisioni i Rithemelimit vijon ta konsiderojë ende procesin e zgjedhjes së presidentit antikushtetues. Deputeti Luçiano Boçi i ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv shpjegon përse ‘Rithemelimi’ e quan antikushtetues, pasi sipas tij zbatimi i ligjit fillon që në momentin që ai propozohet si kandidat.

Sipas tij, Bajram Begaj e mbante gradën e ushtarakut në momentin që është kandiduar e më pas ç’dekretimi nga detyra u bë vetëm pak para nisjes së seancës së posaçme ku u votëbesua për të mbajtur postin e Presidentit për 5 vitet e ardhshme. Boçi shprehet se Begaj duhet të ishte liruar nga detyra përpa kandidimin.

Ai e quajti zgjedhjen e kreut të ri të shtetit një proces të trukuar, por edhe të nxitur që çoi në një produkt jo të pëlqyeshëm.

“I trukuar, u iniciua, u përndoq dhe fjala përndjek i shkon më shumë në të gjitha raundet dhe për të arritur te zgjedhja e nxituar, lidhur edhe ç’dekretimin e gradës. I gjithë ky proces me nxitim nuk mund të këtë një produkt që të jetë i pëlqyeshëm politik, por që nuk është i pëlqyeshëm për publikn, por nuk është as i përputhshëm me atë që interpreton Kushtetua. Kur Kushtetuta kushtëzon konsensusin politik do të thotë që është mbi palët dhe jo produkt i një grupi, por vjen nga shumica e deputetëve në shumicë të cilësuar.

Pse u vendos presidenti në një situatë të sikletshme kur ishte edhe një raund tjetër, ku e gjithë procedura  e nisur, presidenti është antikushtetues sepse zbatimi i ligjit fillon që në momentin e kandidimit, nuk duhet gjykuar vetëm me procesin e votimit, në momentin që ka pranuar kandidaturën ka qenë i graduar, duhej të ishte zhveshur më para. Si mund të kem unë pjesë e politikës që një president i ardhur në rrugë antikushtetuese do jetë garantues i kushtetutës”, tha Boçi.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, nëse Sali Berisha ka një ngërç me Ilir Metën, pas kësaj situate, deputeti e mohoi një gjë të tillë, ndërsa shtoi se nuk dihet se në çfarë rrethanash ka firmosur Meta në Stamboll, ka qenë i detyruar apo me vullnetin e tij të lirë.

“Nuk ka ngërç, nuk i dimë rrethanat që ka qenë i detyruar apo ka qenë mirëkuptuar vetë për të ç’dekretuar. Nuk mendoj që ka pasur një cedim marrëdhëniesh apo ngërçesh që kanë prodhuar një gjë të tillë, edhe në momentin që Meta e gjykon në ushtrim të pozicionit është e drejta e tij.

Komisioni i Rithemelimit bojkotoi seancën për zgjedhjen e Begjat President, me argumentin që është nëj proces anti-kushtetues pasi sipas Berishës kreu i shtetit nuk mund të firmosë dekrete jashtë territorit shqiptar. Një përgjigje për të gjithë ketë debat ka dhënë Presidenca, e cila sqaron se  dekreti për lirimin nga detyra të Begajt është hartuar dhe protokolluar në Shqipëri, më pas i është dërguar Metës në Stamboll me postë elektronike për të firmosur. Meta e ka bëre dekretimin në konsullatën e Shqipërisë në Turqi, teksa presidenca thekson se firmosja mund të bëhet kudo dhe nuk është shkelje e Kushtetutës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit