-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç pas anulimit të vizitës së Lavrovit: Ka kohë që s’kam parë një histeri të tillë

Kryesoret

“Ka kohë që nuk kam parë një histeri të tillë dhe sulme të organizuara ndaj një vendi të vogël si Serbia. Nuk mund ta kuptoni se sa herë i është kërkuar Serbisë të anulojë mikpritjen e kreut të diplomacisë ruse”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me ambasadorin rus në Serbi Alexander Bocan-Kharchenko, duke iu referuar anulimit të takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Vuçiç ishte i ftuar në RTS, theksoi se “disa nga BE-ja lejohen të shkojnë të flasin me Putinin, komandantin suprem të Federatës Ruse dhe Serbia nuk mund të flasë”.

“Nuk është fjala për fluturim apo mos fluturim”, ka theksuar Vuçiç”.

Ai theksoi se duhet të shprehë mospajtimin e tij me ndalimin e përpjekjes për të biseduar si dhe pakënaqësinë me atmosferën e përgjithshme në Evropë dhe botë.

“Refuzimi ynë për të mos qenë gjithmonë pjesë e paketës i shkakton dikujt dhimbje koke. Kjo histeri që mund të shihnit në 24-orët e mëparshme tregoi se çfarë duan. Ata e shohin që rusët nuk mund të bëjnë asgjë, ndaj mendojnë se kanë të drejtë të na godasin në kokë sepse nuk mund ta mundin Rusinë”, ka theksuar Vuçiç, duke theksuar se nuk e ka fjalën për fuqitë e mëdha.

Kreu i shtetit serb po ashtu ka thënë se një numër i madh i përfaqësuesve të mediave perëndimore kanë ardhur sot në Beograd me dëshirën për të fotografuar Vuçiç-in dhe Lavrovin – “që ta sulmojnë dhe denigrojnë Serbinë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit