-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Miqtë e Ballkanit” letër BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë

Kryesoret

Rrjeti “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i përbërë nga partitë dhe fondacionet simotra të Partisë Socialiste të Shqipërisë i është bashkuar thirrjes për një deklaratë të përbashkët drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave.

“Është koha e duhur që liderët evropianë të heqin pengesat që vazhdojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit. Është koha që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është koha që BE-ja të mbështesë konkretisht përpjekjet e Bosnje-Hercegovinës për të kapërcyer ngërçin politik dhe për të vendosur reforma demokratike, në mënyrë që vendit t’i sigurohet statusi i kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe është koha që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, kriteret e të cilit janë përmbushur në vitin 2018“, thuhet në deklaratën e bërë publike.

Thirrjes i është bashkuar edhe IUSY (Këshilli Botëror i të Rinjve Socialist) që gjithashtu i është drejtuar me një letër publike drejtuesve të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“E ardhmja e Evropës duhet të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zëri i të rinjve duhet të dëgjohet kur krijojnë drejtimin e zhvillimit të Evropës, bazuar në pritshmëritë dhe nevojat e tyre. Ne e vlerësojmë gjestin politik të dhënë nga institucionet evropiane për të shënuar këtë vit si Viti Evropian i Rinisë. Vlerësojmë faktin që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Ne kemi treguar se ndajmë vlerat themelore evropiane dhe të rinjtë janë të përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave evropiane, prandaj meritojnë një të ardhme brenda BE-së.

Por ne ju nxisim, secilit prej liderëve të zgjedhur evropianë të së tashmes, që të bëni ndryshimin për një të ardhme më të mirë. Është koha e duhur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve evropianë dhe Këshillit Evropian që: 1. Të ndiqni rekomandimet e miratuara me shumicë dërrmuese nga Parlamenti Evropian, në raportet 2021/2244 (INI) për Shqipërinë dhe 2021/2248 (INI) për Maqedoninë e Veriut, dhe të nisni negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; 2. Të promovoni dhe organizoni konferencat e para ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më së voni deri në fund të vitit”, thuhet në deklaratën e IUSY-t.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit