-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pyetet për protestën e Berishës, Tabaku hesht dhe kthehet në Kuvend

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit.

Ajo është shprehur se projektrezoluta e PS-së nuk është e qartë dhe nuk dënon në vetvete gjenocidin dhe masakrën por vetëm vrasjet.

“Në amendamente e paraqitura këtë të hënë në Konferencës e Kryetarëve kam kërkuar që të dënohet gjenocidi në Srebrenicë.

Mbas diskutimeve të shumta nuk arritëm një dakordsi që të miratonim të njëjtën rezolutë si ajo e Malit të Zi dhe e Kosovës. Unë gjykoj që rezoluta e sotme është e mangët dhe nuk e arrin qëllimin për të cilin është hartuar, por pavarësisht kësaj ne do ta votojmë atë,” u shpreh ajo.

Teksa gazetarët e pyetën nëse do të merrte pjesë në protestën e Berishës, Tabaku u shpreh se nuk do donte që ta hiqte vëmendjen nga çështja e ditës dhe u largua për në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit