E rëndë në Tiranë, merr flakë shtëpia, humb jetën foshnja

Flakët shkrumbuan një banesë në Tiranë në lagjen e Ali Demit. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe. Foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa gjyshja është në gjendje të mirë. Nga hetimi i organeve dyshohet se shkak për zjarrin të ketë qenë bombula e gazit. /5pyetjet.al