-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoritetet franceze zbulojnë një lidhje mes përdorimit të mishit të përpunuar dhe kancerit

Kryesoret

Në Francë, autoritetet kanë konfirmuar një lidhje midis nitrateve të shtuara në mishin e përpunuar dhe kancerit të zorrës së trashë.

Konkluzioni i nxjerrë i ka dhënë goditje industrisë së çmuar të proshutës dhe sallameve në vend.

Anses, organi kombëtar i sigurisë ushqimore, ka thënë se të dhënat e publikuara mbështesin përfundime të ngjashme të vitit 2015 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ndërkaq, studimi aktual rekomandon “reduktimin e konsumit të gamës së nitrateve, duke reduktuar qëllimisht konsumin e produkteve që e përmbajnë”.

Nitratet shtohen në një sërë produktesh ushqimore për të përmirësuar jetëgjatësinë dhe shijen e tyre, si dhe për të ndihmuar në ngjyrimin e produkteve me bazë derri.

Dhe Franca është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të tilla, të njohura si charcuterie.

“Bëhet fjalë për kufizimin e përdorimit të tyre në atë që është rreptësisht e nevojshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministrat e shëndetësisë dhe bujqësisë.

Sipas tyre, reduktimi duhet të bëhet në një mënyrë të ekuilibruar që garanton sigurinë ushqimore për konsumatorin.

Paralajmërimi i OBSH-së i vitit 2015 shkaktoi zhurmë në mbarë botën pasi Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit e OKB-së arriti në përfundimin se mishi i përpunuar duhet të klasifikohet si kancerogjen i grupit 1.

Kjo përfshinte të gjithë mishrat e përpunuar, që nga proshuta e ngrënë në masë në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, te sallami italian, chorizo spanjoll, bratwurst gjerman dhe charcuterie franceze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit