Sherr mis disa te rinjsh ne Gjirokastër. Goditet dhe ngelet i plagosur një person qe aktualisht është transportuar ne spital.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në afërsi të shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se i riu është sulmuar nga një person. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën dhe nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.
I riu është plagosur në krahë dhe këmbë. Policia ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe po heton ngjarjen.
Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.