-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbreti Charles III, shpall 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth

Kryesoret

Mbreti Charles III ka shpallur një periudhë zie prej 17 ditësh për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Kjo sipas një deklarate nga pallati Buckingham.

Mbreti ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës.

Rezidencat mbretërore do të mbyllen deri pas funeralit të Mbretëreshës, sipas Pallatit.

“Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës. Data e funeralit do të konfirmohet në kohën e duhur”, shkruan Pallati.

Periudha e Zisë Mbretërore do të respektohet nga “Anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale”, sipas deklaratës së Pallatit Buckingham.

Mbretëresha Ekizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte udhëheqësja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar 70 vite. Pas vdekjes së Elizabeth, në fron u ngjit djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charls.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit