-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë filmuan kamerat? Eksperti: Gafa e ministrave, si e shantazhoi agjenti Ramën

Kryesoret

Prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është në një tjetër sulm kibernetik me shënjestër sistemin TIMS. Kryeministri Edi Rama akuzoi se pas sulmit qëndron sërish Irani.

Por kush është qëllimi i tyre? Fokusi dhe shënjestra. Dhe çfarë pritet që të ndodhë më pas? Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh për “5pyetjet.al” se qëllimi i hakerave të sponsorizuar nga Irani është destabilizimi dhe kaosi.

Ai kërkoi mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare dhe kthimin e kreut të SHISH-it nga Amerika ku është me studime.

Intervista për “5pyetjet.al”

Profesor po ju dalin paralajmërimet që keni bërë për sulmet nga Irani…

Me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, gjithë këto grupet dihet si reagojnë. “Quds” që është linja e pestë e gardës revolucionare reagon shumë keq, është shumë hakmarrëse, por edhe ministria e Inteligjencës.

Se ne nuk kemi targetuar vetëm shtetin iranian, por edhe hakerat iranianë. Që janë fuqia më e madhe e kriminalitetit kibernetik në botë. Janë të tretët në botë.

“Blac Shadow” dhe “Deus” dy grupet e mëdha që amerikane i ka shpallur terroristë kibernetikë janë iranianë. Nga katër grupet që sulmuan Shqipërinë, dy ishin këta.

Ata u identifikuan me logon, por momenti që pritëm ishte certifikimi se u paguan nga shteti. I sponsorizoi ministria e Inteligjencës iraniane. Unë kam kërkuar të rishikohen tezat e strategjisë së sigurisë.

Të mbledhë Presidenti këshillin e sigurisë kombëtare, se po fle gjumë. Të kthehet Bendo (kreu i SHISH) nga Amerika, të lërë shkollën.

Si mund të ikësh ti? Pas 24 shkurtit je në luftë, Shqipëria është në alert. Ukraina është në luftë për të gjitha vendet e NATO-s, por unë nuk i kuptoj këta.

Pra ky nuk është fundi?

Jo. Absolutisht. Këta kanë një vit që kanë hyrë. Unë në korrik kur të gjithë ishin në plazh unë thash se këta kanë hyrë në sistemet policore.

Kur thonë tani ka rënë TIMS-i, po normale, kanë një muaj që kanë në hyjë në sistemin tonë policore.
Tani po i nxjerrin gradualisht. Dje i bënë shantazh kryeministrit, i tha të kemi marrë kamerat e kryeministrisë, “të dimë, ku ke hyrë dhe ku ke dalë”. Këtu është bërë tmerr.

Por çfarë ndodh tani?

Tani unë kam hall që Quds ka celula në Ballkan dhe Europë. Si në 2018 në tentativën e sulmit. Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Ata tani nuk do të na falin. Është problem i madh. Këta thonë “jemi vend i NATO-s” dhe flenë gjumë.

Rënia e sistemit TIMS u “hap” derën edhe kriminelëve?

Problemi qëndron këtu. Puna dikur bëhen online, tani për cdo emër që regjistron gjatë ditës dhe në darkë kthehesh në drejtori dhe hidhe në databaze qendror dhe pas një jave merr vesh që ka hyrë “derri dhe dosa” kjo është cenim i sigurisë kombëtare.

Po tani çfarë pritet?

Kjo është faza e tretë. Faza e parë ishte hapja, përpunimi dhe sulmi. Ne kemi kapur sulmin, jo dy të parat. Janë shumë të fuqishëm. Ata u futën në 2021 dhe ne nuk e dinim flinim gjumë. Ministrat tanë komunikojnë me yahoo dhe gmail. Nuk lejohet. Këta kanë dalë jashtë protokolleve të sigurisë.

Për të hyrë është shumë e lehtë, me një fake adresë, çon e-mail, ai e hap dhe këta janë të papërgjegjshëm, virusi ka ikur në cdo file dhe sistem. Unë pres ishalla mbyllet me kibernetikën.

Qëllimi i tyre është destabilizim, kaos dhe panik social. Ata duan ta mbajnë qeverinë dhe popullin në terror psikologjik. Do të përdorin cdo javë dhe muaj për të na nxirë jetën. Të gjithë janë skenarë të mundshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit