-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa limuzina dhe avionë privatë, si do të shkojnë liderët botërorë në varrimin e mbretëreshës?

Kryesoret

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, homologu i tij francez, Emmanuel Macron, si dhe kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen nuk do të përdorin avionët për të udhëtuar në Londër.

Krerëve të shteteve të huaja dhe bashkëshortëve të tyre, të cilët do të jenë në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, u është thënë të fluturojnë për në Mbretërinë e Bashkuar me fluturime komerciale dhe u është ndaluar përdorimi i helikopterëve për të udhëtuar. 

Përveç kësaj, ata u informuan se nuk mund të përdorin makinat e tyre shtetërore për të marrë pjesë në funeralin në Westminster Abbey. Për këtë arsye ata do të transportohen masivisht me autobus nga një vend në perëndim të Londrës.

Westminster Abbey do të jetë aq i mbushur me njerëz sa që do të jetë e pamundur që më shumë se një përfaqësues i lartë për çdo vend të manovrojë me mjetet private.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit