-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aludime dhe prapaskena/ Çfarë u diskutua në takimin Rama-Kurti?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim blic me Albin Kurtin në Tiranë. Tema nuk dihet, por aludimet janë të shumta në media.

Kreu i qeverisë së Kosovës, deklaroi në Prishtinë përpara se të nisej për në Tiranë se i doli një takim urgjent. Pas bisedës për më shumë se dy orë palët nuk u prononcuan për mediat.

Tre aludimet

Më 12 tetor Kryeministri Rama do t’i drejtohet, Këshillit të Evropës, për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Nuk dihet nëse kjo vizitë ka të bëjë me ndonjë koordinim rreth kësaj çështjeje.

Po ashtu, ditëve të fundit dy vendet janë përballur me sulme kibernetike. Shqipëria për këtë ka këputur marrëdhëniet me Iranin. Ndërsa, Kosova nuk e ka emëruar ende fajtorin.

Po të njëjtën ditë kur Kryeministri Kurti shkoi në Tiranë, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim se “në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit”.

Njohësit e kibernetikës thanë se sulmet ndaj Kosovës dhe Shqipërisë po ndodhin nga vende të njëtja. Një arsye tjetër për të cilën Kurti mund të ketë shkuar në Tiranë është edhe marrëveshja Kosovë -Serbi, e cila po kërkohet që të ndodhë shpejt.

Në Prishtinë dhe Beograd kanë qëndruar dy zyrtarë të lartë të Francës e Gjermanisë, të cilët me gjasë po kërkojnë ujdi mes dy vendeve.

Nuk dihet nëse Kurti do të mbështetet dhe do të llogaritnë Ramën për finalen me Serbinë.

Kur Kurti e Vuçiç u dakorduan për qarkullimin me letërnjoftime, Rama u deklarua menjëherë duke uruar që dialogu të kalojë në një nivel të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit