-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lobimi rus, po mbron Bashën? Tabaku: Po sulmohet një njeri, të flasë drejtësia

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, në lidhje me lajmin e publikuar në mediat e huaja, sipas të cilave Rusia ka financuar këtë parti politike me 500 mijë dollarë në vitin 2017.

Tabaku u shpreh se nuk është marrë specifikisht me këtë çështje, ndaj dhe nuk mund të japë më shumë informacion.

“Unë nuk kam dëgjuar akuza, kam dëgjuar të njëjtin riciklim të elementëve të vjetër të 2017-s dhe nuk dua fare të bëhem pjesë e kësaj baltës dhe luftës politike për të sulmuar një individ apo një individ tjetër. Besoj që drejtësia do flasë për këtë, do flasë për këtë drejtësia këtu dhe jashtë Shqipërisë.

Nuk mu duk sikur pashë diçka të re ose një informacion të ri. Është një çështje që unë nuk e kam mbuluar që të jap informacion. Ia lë sistemit të drejtësisë të flasë, ashtu sikundër për çështjen e inceneratorëve”, theksoi ajo te “Euronews”.

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit