-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: Vrasja e “Pipit” dhe lidhjet e Visit me deputetë dhe kryetar bashkie të PS-së

Kryesoret

Gazetari i njohur Flamur Vezaj në një intervistë për “5pyetjet.al” u shpreh se biznesmeni Ervis Martinaj ka lidhje të forta në të dy krahët e politikës.

Por, ngritjen, tha ai më tej, e filloi me ardhjen në pushtet të pushtet të Sali Berishës.

Ai deklaroi se grupi i “SMV” (Struktura e Mbrojtjes së Votës) së PD në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit ishte në listën e pagesave të Martinajt.

Ervis Martinaj njihet si personazh i lidhur me të djathtën dhe fuqizimi i tij erdhi pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës.

Ai së bashku me disa personazhe të njohur ndër vite pranë PD filluan me lojërat e fatit që më pas vazhdojë u fuqizua jashtë mase në aspektin financiar. E në cdo fushatë elektorale ai dhe të tjerë si ai kanë ofruar logjistikë për PD-në.

Edhe në ngjarjen e Elbasanit, personazhet e përfshirë janë persona qe kanë punuar për kompanitë e tij. Ata kanë qenë në listë pagesat e Martinajt. Klikoni emrat e të përfshirëve dhe do zbuloni se kush punonte për Martinajn edhe në atë kohë” tha ai.

Në listë, shprehet më tej gazetari Flamur Vezaj ka edhe politikanë të majtë, madje kryetar bashkie. “Ervis Martinaj ashtu si personazhet e tjerë të botës së krimit, afrohen me krahët politike. Në rastin konkret ai ka lidhje me të djathtën.

Por pa lënë anash këtu zyrtarë të lartë të PS-së të përfshirë në listë pagesat e tij. Flasim për deputetë, zyrtarë të lartë të policisë, familjarë të të afërmve të politikanëve të majtë të cilët ishin në ortakëri me Martinajn për lojëra të fatit apo edhe lidhjet e tij me kryetar bashkie të majta.

Siç e thash më lart, politika i do këta njerëz afër se kanë njerëz të punësuar, kanë rrjet të gjerë njohjesh dhe janë të fuqizuar në aspektin ekonomik” tha Vezaj për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit