-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mobilizim i vendit”, Moska ndalon fluturimin e djemve mbi 18 vjeç

Kryesoret

Moska është në një trajektore të përshkallëzimit të armiqësive pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shpalli një mobilizim të pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës dhe ndërkohë që vendi i tij ka pësuar disfata të rëndësishme.

 Pas urdhrit të Putinit, trazirat në vendin e tij ishin të dukshme me fluturimet pa kthim të shfrenuar. Megjithatë, për shkak të urdhrit të rekrutimit, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për meshkujt e moshës 18 deri në 65 vjeç. Biletat do të shiten vetëm pas miratimit nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Fluturimet nga Moska drejt kryeqyteteve të Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të cilat nuk kërkojnë viza për rusët, u bënë të pamundura pak minuta pas fjalimit të Putinit.

Rreth 12 fluturime direkte nga Moska për në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan nuk u shfaqën as në faqen përkatëse të internetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit