-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon nëna e 19-vjeçarit të vrarë në Shkodër: Jemi në rrezik, kërkojmë mbrojtje

Kryesoret

Ka reaguar për herë të parë Elvira Xhenja, nëna e 19-vjeçarit të vrarë në Shkodër Erjon Xhenja.

Ajo shprehet se djali i saj ka qenë i pafajshëm. Sipas saj, fatkeqësia e tij ishin kushërinjtë me precedentë kriminalë.

Ndërkohë, ajo kërkon mbrojtje nga shteti pasi thotë se familja është e kërcënuar.

“Jam Elvira Xhenje ,nena e te ndjerit Erjon Xhenje ,te riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre,sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.Dhimbjen  per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi .Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale.Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim.Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi.Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte  eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne  rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim.Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur.Erjoni ka qene nje djale besimtar.Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet.Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtësi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit