-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U gjet i groposur në Greqi, shqiptari humb i kontaktet 18 ditë më parë

Kryesoret

Mediat greke kanë dhënë detaje të reja mbi kufomën e dekompozuar të zbuluar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës në Greqi.

Sipas mediave greke, dyshohet se viktima është shtetasi Ilir Rrasa, 45-vjeç, pasi në trupin e tij u gjend karta e identitetit me emrin e tij.

Mësohet se ai është arrestuar në mars të vitit 2017 së bashku me Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari në Tiranë, pasi akuzoheshin për tre raste grabitjesh lokalesh. Po ashtu, Ilir Rrasa ka qenë i dënuar edhe para se të arrestohej në vitin 2017.

Familjarët e Rrasës nga Elbasani e kanë pasur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, teksa 15 ditë më pas u gjet i gjysmë i groposur në Greqi. Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Aktualisht, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit