-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bomba” e policisë me “peshkun e madh”? “Doza” i kap shoferin me armë e kokainë

Kryesoret

Operacioni “Doza” i vuri prangat disa ditë më parë një 31-vjeçarin me inicialet K.M, i cili shpërndante kokainë në zonat kryesore të Tiranës

Panorama ka zbuluar se bëhet fjalë për një shofer të një titullari në një institucion të rëndësishëm. Sipas njoftimit të policisë atij i janë gjetur dhe tre armë pistoletë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit