-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Rritet buxheti për komunat, do të rriten dhe shërbimet për qytetarët

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës bëri të ditur se do të ketë një rritje të konsiderueshme të buxhetit për komunat.

Ai theksoi se reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Ai shtoi se për herë të parë do të ketë rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Në këtë buxhet reflektohet rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave e kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit