-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbara: Vrasja, hakmarrja dhe lufta e përgjakshme e grave mafioze

Kryesoret

Ajo ishte një adoleshente tërheqëse, fituese e një konkursi bukurie të mbajtur në Italinë jugore dhe njihej nga të gjithë “Pupetta” (Kukulla e Vogël).

Pupetta u kthye në gruan e ëndrrave për një mafioz të ri si Pasqualone. E kjo jo vetëm për shkak të pamjes së saj.

Vetë, Pupetta lindi në një familje të njohur kriminelësh dhe kishte aftësi shume të mira me mbajtjen e armëve

Jo shumë kohë pasi Pasqualone u martua me të në 1955, ai u qëllua për vdekje në një shesh qendror të Napolit.

Pupetta, disa muajsh shtatzënë, u zotua se do të merrte hak.

Ajo e ndoqi prej kohësh shefin e krimit që kishte urdhëruar goditjen ndërsa ai doli nga një bar-kafe dhe e qëlloi për vdekje me 29 fishekë.

“Unë vrava për dashuri”, bërtiti ajo më vonë në një seancë gjyqësore.

Akti i saj i hakmarrjes e solli atë në burg për gati një dekadë.

Por, nga ana tjetër e ktheu atë në një heroinë të elitës kriminale të Napolit dhe më gjerë.

Ajo kishte qëndruar pranë burrit të saj deri në vdekje.

Ashtu siç kujton, Barbie Latza Nadeau në librin “Kumbara: Vrasja, hakmarrja dhe lufta e përgjakshme e grave mafioze”, Pupetta u bë e njohur edhe si “Lady Camorra”, një referencë për grupin kriminal.

Ato cilësohen si gratë e hekurta.

Ishte, Maria Angela Di Trapani, “përgjegjëse për riorganizimin e të gjithë Cosa Nostra-s siciliane”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit