-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati amerikan këshillon Kurtin: Kujdes kur përmend luftën

Kryesoret

Diplomati amerikan, Frank Wisner, ka komentuar deklaratat për luftë në Kosovë nga Serbia të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka rekomanduar për “matje fjalësh” kur vjen puna te lufta.

“Nuk jam për tregime luftërash. Kemi mjaft luftëra dhe rrëfime nga Tajvani dhe Ukraina, kështu që kaq për luftërat. Ia dëshiroj secilit që t’i masë fjalët e veta, jo të hedhë fjalë rreth luftës. Qëndrimi i Kurtit se ka një situatë të rrezikshme duhet adresuar dhe përgjegjësia bie mbi Beogradin, Prishtinën dhe BE-në që e ka përkrahjen e SHBA-së”, ka thënë Wisner për Zërin e Amerikës.

Wisner beson se modeli i “Dy Gjermanive” do të ishte zgjidhja më e mirë për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Pozicioni im prej kohësh është se ndryshimi i kufijve në Ballkan ka marrë fund dhe që nuk janë të hapur për diskutim. Besoj dhe kam besuar që prej kam qenë i përfshirë direkt në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2007, ku modeli i dy Gjermanive ishte përgjigja ndaj rrethanave për arsye të thjeshtë”, ka thënë Wisner.

Ai tha se që Serbia “ka të ngjarë” ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa thotë se interesi më i mirë për Kosovën është nisja e ndërtimit të marrëdhënieve me Serbinë që hap bashkëpunim ekonomik dhe zgjeron këndvështrimin për progresin e Ballkanit drejt BE-së.

“Prandaj për këto arsye, “Modeli i dy Gjermanive” nuk është i përkryer, por që përmbajtja është e mirë”.

Wisner ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ndryshojë asgjë në bisedimet Kosovë-Serbi./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit