-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeziu: S’ka përgënjeshtrim, ka rritje ekonomike

Kryesoret

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar në Komisionin parlamentar se kryeministri Albin Kurti gënjen kur thotë se kemi rritje të financave.

Ai tha se në asnjë moment nuk ka rritje ekonomike.

“Kryeministri Kurti në deklarimet e tij, e së fundmi në postimin me rastin e shënimit të 18-mujorit të Qeverisë, i është referuar të dhënave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për 3 mujorin e parë të vitit 2022, sipas së cilave rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit është 4.9%.  Citati nga postimi i kryeministrit”, ka shkruar Kryeziu në në Facebook.

“Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”.

Sipas Kryeziut, në raportimin e guvernatorit në këtë komision, Mehmeti thotë se projeksionet e BQK-së janë se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 3.7 për qind.

“Pra, guvernatori flet për projeksionin e rritjes ekonomike për gjithë vitin 2022 sipas projeksioneve të BQK-së, ndërkaq kryeministri Kurti ka folur për shifrat reale të rritjes në 3 mujorin e parë të vitit 2022”.

Ndryshe, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka thënë se ka pasur ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2022.

Sipas parashikimeve të tij, rritja ekonomike në Kosovë është diku rreth tre për qind.

“Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022 dhe parashikimet tona janë që të jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto”.

Mehmeti, theksoi se pret që të ketë rimëkëmbje ekonomike pasi që rastet me COVID-19 janë zvogëluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit