-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb: Anëtarësimi në BE, do të na fusë në sherr me të gjithë botën

Kryesoret

“(Bashkimi Evropian) po kërcënon Serbinë të ndalë negociatat e anëtarësimit. Vërtet duhet të pyesim veten nëse duam të bëhemi pjesë e një aleance që do të na sjellë në konfIikt me të gjithë botën”.

Këtë deklaratë e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, si kundërpërgjigje ndaj kritikave të eurodeputetëve në Parlamentin Evropian në lidhje me refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

“Deklarata e social-demokratëve evropianë i ngjan deklaratave të social-demokratëve para Iuftës së Parë Botërore, kur ata mbështetën Evropën në nxitjen e konfIiktit dhe fajësuan Serbinë për Iuftën”, ka thënë ai, transmeton mediumi serb ‘Danas’.

“Nëse vazhdon me politikën e kërcënimeve dhe shantazhit dhe dëgjon social-demokratët, Bashkimi Evropian do të konfirmojë se është në kundërshtim me veten dhe mjedisin e saj”, duke iu referuar Partisë Social-Demokrate në Gjermani e cila pati rol në Iuftën e Parë Botërore, por jo ashtu siç pretendon Vulin./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit