-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Si Çyrbja mbrojti Babon në Berlin, desh u bë nami, lot dhe thyerje

Kryesoret

Hallet e vatanit na çuan në Bundestag të Gjermanisë neve një grup deputetesh të PD dhe PS. Na priten me temenara e respekt siç u ka hije bujarve e si e lyp sedra e të vegjelve.
Ndonjeherë thamë gjëra me një barrë mend ku çuditem gjithë ata që na degjuan e herë tjeter keputem ndonje qyfyre a thagmë ashtu si tradita na e do.

Jo pak na thahej fyti per një kafe safi si ato që pimë në Tiranë gjithë jaranllek se helbete zgjasnin ato të bekuara takime dhe mpiheshim neper karrige. I larmishem qe delegacioni që i primë si desh kembore më shumë Klotilda se unë me konsensus të heshtur. Njeri pas tjetrit takuam burra e gra të nemces duke ju rrefyer çfarë ndodh në Shqiperinë tonë e cila lyp integrim , marifet e lezet europian pas shumë shekujsh e perpelitjesh neper rrepirat e historisë.
Mbi një vit ka kaluar që asgjë nuk keni degjuar për Çyrben e “krimit” deputetin nga Shijaku kaq shumë të thirrur kesisoj prej nesh dhe Liderit tonë të dorehequr. E kisha parë në parlament po nuk perputhja emrin me fytyren. Një qerrata zeshkan as i shkurter as i gjatë të cilin me një farë droje e pyeta , më fal po nuk me kujtohet emri ! Ai fap pa të keq dhe me një farë hareje tha jam “Çyrbja i krimit” ! Mbeta një moment sa mblodha veten i thashë po ti qënke more lanet ! Unë tha i tëri e i bëri ! Po të dija të madh bina , të gjatë, me dorë të rëndë, shikim të mvrenjtur siç një kriminel duhet të jetë po ani se Berlini ti heq veset dhe fillojmë një proces purifikimi e shenjterimi konstatova e sygjerova.
Nejse kjo meriton një trajtim më të gjatë! Por disa fakte me terhoqen vemendjen posaçerisht!!
Klotilda foli herë pas here duke buzeqeshur siç di ajo ndersa Çyrbja rrinte rënde si re e zezë! Ajo fol ky thartohej dhe qartazi rrebeshi po afrohej.
U kthyem në hotel dhe nuk pipetinte as miza rruges. Çyrbja si komisar drite i printe çetes së vogel me 15 veta në mes të Alemanjes.

U ulem në kafe si në vaki kur befas ai mori fjalen dhe një rrebesh me bresheri , verejtje a qortime ra mbi Klotilden e cila e kishte bërë rrugen me vetedijen që detyren e qau.
Ti i tha ha buken e Babos dhe bën duanë e Gaz Bardhit !! Qyqja qyqja psheretii ajo. Mbajte gjithe ato fjalime dhe askund nuk e zurë Babon me gojë, reformat e tij, sukseset boterore, famen dhe dashurinë që njerzia ka për të ! Budalla e di ti këtë Genc Gjonçajn që një e dy thoshte ” Qofte levdue Babo gjithmonë e jetes” e perkulej me veneracion, ose ” mirë jeni ju gjermanet po të kishit një si Babon më lart do të ngriheshit në kohë sfidash !
Të gjithë këtë pezem e shoqërontë një tundje gishti dhe fjala jazek nga pas si refren kumbonte.

Mu dhims Etilda perpelitej po jo ashtu e jo keshtu , se ato që thashë në të mirë të Babos venin , pastaj Babon e njej gjithë Bota, nuk është nevoja t’jua perserisim. E njohin e njohin tha Çyrbja me tersellamë po perseritja është nënë e dijes e prapë t’jua kujtoje.

E mirë u dorezua Klotilda e shkretë! Saimir Koreshi duke thyer çdo paragjykim mbi trimerinë leshoi një pasthirrme tallese per Babon ! Desh u bë nami. Çyrbja çoi doren në brez ku rri zakonisht alltia por s’kishte gjë në brez ! Atëherë mori shishen e birres dhe me të i ra tavolines që u coptua në mijëra copa ! ” mos e thuaj dy here atë fjalë se baj të kjaj e zeza nanë ju drejtu Sajmes” shikimi i të cilit ishte perskuqur si ai i Akilit para duelit!
Vetem hija e rëndë e Alibeajt dhe lotet e Ilir Barjabes e Aurora Mares që u shfaqen befas në atë prag kasaphane ndalen më keqen. Gaz Bardhi si Homeri shkruante epopene.
Ciflat e xhamave qendruan në ajer aq sa zgjati zemerimi. Nuk pipetiu më as miza ! Të tillë dashuri për Babon e kaq trimeri per të në mes të Evropit veç Isa Boletini kishte deshmuar në Londer për Ismail Qemalin!
Po ai e caktoi Isen komandant të ushtrisë kombetare! Tani në prag të zgjedhjeve lokale pas ketij akti sublim per të cilin Dhurata Çupi tha që nuk mjaftojnë dhjetë jetë për ta rrefyer e as 100 rapsode për ta kenduar sipas Eduar Ndreces që nuk është ndeshur kurrë më parë Babo të vërë doren në zemer ose t’ja mbeshtesë kokën Çyrbes në gjoks si Taos dhe ta bëjë minister të pushtetit lokal, ashtu hijerëndë e të murretyer duke i rënë pash më pash pazarit rrethuar me zaptie që do mbrojnë voten e lirë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit