-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria jep 6 mln dollarë për 2 satelitë, nënshkruhet marrëveshja

Kryesoret

Është nënshkruar këtë të enjte kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.

Ministri Peleshi u shpreh se bëhet fjalë për një marrëveshje 6 mln dollarë për 2 satelitë.

Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, pas nënshkrimit të kontratës së Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”, tregoi se si do të përdoret ky shërbim.

“Disa nga përdorimet specifike janë: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, sipërfaqet e zonave të përmbytura apo djegura, rrugët e bllokuara, trashësia e borës etj., në mënyrë që të marrë masa; Policia e Shtetit do të marrë informacion për kultivimin e bimëve narkotike, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe parandalimin e akteve kriminale; Ministria e Bujqësisë do të marrë informacion për burimet ujore, hidrovorët dhe lumenjtë; Ministria e Turizmit do të marrë informacion mbi cilësinë e ujërave; Ministria e Energjisë do të marrë informacion për rezervat e gazit dhe naftës, si dhe infrastrukturën rrugore”, tha Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit