-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me ceremoni, Putin zyrtarizon marrjen e territoreve ukrainase

Kryesoret

Rusia do të fillojë të premten zyrtarisht aneksimin e deri në 18% të territorit ukrainas, me presidentin Vladimir Putin që pritet të organizojë një ceremoni në Kremlin për të shpallur katër territore të okupuara ukrainase pjesë të Rusisë.

Ceremonia do të zhvillohet të premten në orën 15:00 në sallën e Shën Georges të Kremlinit, tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov. Putin do të mbajë një fjalim dhe do të takohet me udhëheqësit e mbështetur nga Rusia të katër rajoneve të pushtuara në margjinat e ceremonisë, shtoi ai.

Njoftimi i Peskov vjen pasi njerëzit në katër zona të okupuara të Ukrainës supozohet se votuan në një numër të madh në favor të bashkimit me Rusinë.

Të ashtuquajturat referendume u organizuan nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në rajonin lindor të Donbasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit