-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritjes i erdhi fundi! Publikohet traileri i filmit për gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard

Kryesoret

Gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard është shndërruar në film, vetëm katër muaj pas shpalljes së vendimit nga Gjykata.

Entertainment Weekly ka publikuar tashmë trailerin e parë për filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”, ku interpretojnë aktorët Mark Hapka dhe Megan Davis si Depp dhe Heard.

Melissa Marty luan avokaten e Depp, Camille Vasquez , dhe Mary Carrig është Elaine Bredehoft nga ekipi ligjor i Heard.

Filmi, i drejtuar nga Sara Lohman, transmetohet falas në platformë këtë të premte.

Në trailer, Hapka bën vizatimet e Depp në sallën e gjyqit ndërsa mban syze dielli, ndërsa Davis’ (Heard) thotë, “Jam shumë e lodhur nga kjo. Nuk mund të vazhdoj ta bëj”, ndërsa ishte jashtë sallës së gjyqit.

Videoja një minutëshe tregon gjithashtu fragmente të marrëdhënies së tyre, duke përfshirë një skenë ku ajo e pyet nëse ai është “xheloz” për mikun e saj James Franco.

Vendimi në gjyqin gjashtë-javor të Virxhinias u dha më 1 qershor, me një juri prej shtatë personash që mbështeteti kryesisht Depp, duke gjykuar se Heard, shpifi për të në shkrimin e saj të vitit 2018 për abuzimin në familje. Atij iu dhanë më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa Heard fitoi një nga tre kundërpaditë e saj për shpifje dhe iu dhanë 2 milionë dollarë dëmshpërblim. Tani ata të dy po apelojnë vendimet.

Në nëntor 2020, Depp humbi padinë e tij shumë për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër tabloidit britanik The Sun për shkak se e quajti atë një “dhunues gruaje”. Gjykata mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe Heard dëshmoi për të mbështetur pretendimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit