-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiunazh? Mali i Zi shpall “non grata” 6 diplomatët rusë

Kryesoret

Mali i Zi ka shpallur 6 diplomatët rusë non grata pasi dyshohen se ishin të përfshirë në spiunazh.

Në postimin e Ministrisë së Jashtme në Twitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi.

Sipas tij, dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe aksioni po vazhdon ende.

Ai ka thënë se marrë parasysh madhësinë e shtetit të Malit të Zi, ky është një nga aksionet më të mëdha të arrestimit në vendet e NATO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit