-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati dhe lidhja me Dumanin/ Kush është kapoja që urdhëronte vrasjet nga burgu?

Kryesoret

15 persona janë arrestuar sot në Durrës pas dëshmisë së dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj. Dy vëllezërit i kanë implikuar personat e arrestuar në disa ngjarje kriminale. Një nga të arrestuarit është Ilirjan Feçi, pjesë e një grupi të vrasjeve më pagesë.

Lidhja dhe prapaskenat/ Kush i do në varr “mbretin” Vis Martinaj dhe “Rrumin”?

Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Lezhë, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale. Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021.

Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale. Po ashtu emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin.

Por cfarë thoshte Dumani? Në dëshminë përpara prokurorëve ku tregoi disa nga krimet që ka kryer dhe shokët, Nuredin Dumani tregoi një episod edhe me Ilirjan Feçin, që është pas hekurave.

“Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe.

Ilirin e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. 

Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora.

Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi” tha Dumani.

Vëllezërit hapin “kutinë e zezë”: Po e ndiqnim, si do të vritej “Rrumi”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit