-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’të bësh kur nuk ndalon dot së kontrolluari ish-in në rrjete sociale? 

Kryesoret

Edhe nëse nuk keni më ndjenja, shpesh të kontrolluarit e ish-partnerit në rrjete sociale kthehet në një tip varësie dhe është e vështirë të ndalosh.

Herën tjetër që do të ndjeni dëshirën për të kontrolluar rrjetet sociale të ish-it tuaj, merrni parasysh të provoni këto në fillim:

1. Prisni 5 minuta. Në momentin e parë që do t’ju shkojë mendja të kërkoni emrin e Instagramit të tij, ndaloni për një moment dhe përpiquni të prisni 5 minuta (duke hequr telefonin nga duart ose duke parë diçka tjetër në telefon). Shtoni gradualisht kohën, derisa t’ju ketë ikur dalë fare nga mendja.

2. Merrni parasysh pyetjet e mëposhtme:

– Si u ndjetë herën e fundit që patë profilin e tyre?

– Nëse do të përpiqeshit të mbështesni një mik në një situatë të ngjashme me tuajën, çfarë do t’i thonit të bënte në vend të kësaj?

– A është vërtet kaq interesant profili i tyre, apo je ti që po i jep rëndësi duke e parë me një sy ndryshe?!

3. Gjeni një aktivitet zëvendësues dhe bëni një plan përpara kohe.

Kërkoni ndihmën e një shoku ose anëtari të familjes të cilit i besoni dhe dërgojini mesazhe në vend që të kontrolloni rrjetet sociale të ish-it tuaj.

Mendoni për një aktivitet që ndihet realist dhe i menaxhueshëm për t’u bërë ndërkohë që po vononi dëshirën për të kontrolluar informacionin e ish.

Shkruani planin tuaj dhe mbajeni para jush për t’iu referuar kur të jetë e nevojshme. Për shembull: “Herën tjetër që do ndjej dëshirën për të kontrolluar Instagramin e tij, do t’u dërgoj mesazh/u telefonoj njerëzve të mëposhtëm/bëj këtë aktivitet).”

4. Përqendrohuni në arsyet pse lidhja nuk funksionoi. Reflektoni për arsyet e përfundimit të marrëdhënies. Me shumë mundësi, sado e dhimbshme të jetë, ka disa arsye të vlefshme pse përfundoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit