-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftë në dy fronte! Shtyhet seanca për Tahirin

Kryesoret

Saimir Tahiri nuk e ndal përballjen me drejtësinë për të dalë nga qelia.

Ish-ministri i Brendshëm, i dënuar me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit ka “trokitur” në derën e gjykatës së Elbasanit, pasi ka në juridiksion burgun e Lushnjës ku po vuan dënimin.

Tahiri kërkoi njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin. Seanca e parë në Gjykatën e Elbasanit do të mbahet sot më 10 tetor.

Tahiri kërkoi njohjen e dënimit me 3 vite shërbim prove dhe nëse kërkesa pranohet, ai do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj.

Seanca sot u shty për shkak të mungesës së avokatit. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vijon betejën për pafajësi në Gjykatën e Lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit